Thaçi paralajmëron shumë takime në SHBA

Aktuale September 23, 2018 - 19:43
Lexoni më shumë detaje

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka bërë të ditur se në sesionin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, delegacioni kosovar pritet të zhvillojë shumë takime, shkruan “Zeri.info”.

Ai këtë e bëri të ditur përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ku ka postuar një fotografi së bashku me zëvendëskryeministrin, Behgjet Pacolli, përcjell “Zeri.info”,

Sipas Thaçit së bashku me Pacollin kanë bërë  agjendën e takimeve që do të zhvillojnë në SHBA. /ZËRI/

Postimi i plotë i Thaçit pa ndërhyrje:

Bashkë me zëvendëskryeministrin e Parë, Behgjet Pacollin, duke punuar në finalizimin e agjendës sonë për sesionin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Në ditët në vijim do të zhvillojmë shumë takime me përfaqësues botërorë për të shtyrë përpara agjendën euroatlantike të Republikës së Kosovës, bashkëpunimin bilateral, njohjet dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. HTH