Më kë u takua Gjergj Dedaj në Parlamentin Europian?

Aktuale September 23, 2018 - 15:42
Lexo detajet

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj, ka publikuar një foto, me të cilën tregon se ndodhet diku afër zyrave të Parlamentit Europian. Ka thënë se ka dalë nga takimet që ka pasur në këtë institucion. Por, zyrtari i Shtetit s’ka treguar se kë ka takuar dhe as pse i ka takuar. Nuk dihet nëse ka pasur ndonjë takim, apo, vetëm ka shkuar në Bruksel për të vizituar institucionet e BE’së.

“Kosova duhet sinqerisht, pa hezitim dhe vendosmerishte, te promovoj rrugetimin pa aleternative, te partneritetit me SHBA dhe Bashkimin Europian! Duke dalur nga takimet ne Parlamentin Europian !”, ka shkruar Dedaj, duke publikuar nje fotografi.

Gjegj Dedaj, është Zëvendësministër i Punëve të Jashtme, pozitë kjo e dhënë nga PDK’ja, përkatësisht nga Presidenti Hashim Thaçi, i cili e ka dekretuar për Ambasador në Maqedoni por që ende s’është pranuar për shkak të deklaratave kundër Turqisë dhe fyerjeve që u ka bërë komunitetit turk.

Dedaj, pas luftës, kishte lëshuar akuza në drejtim të President Thaçi, se ishte maltretuar nga ai derisa kishte kërcënuar se do të dridhej Kosova po të tregonte tërë ngjarjen.

Image