Kurti: Thaçi i ka thënë Haradinajt që deklaratat për kufijtë po bëhen për shkaqe taktike

Aktuale September 23, 2018 - 14:32
Lexo detajet

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij dhe të partisë së tij se deklaratat e presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë, janë aventurë e tij e cila duhet të ndalet menjëherë, raporton “Zëri.info”.

Kurti është shprehur se ai nuk është serioz për këto deklarata pasi që edhe kryeministrit të vendit i ka thënë që kjo po bëhet për shkaqe taktike.

LEXO EDHE: Kurti: Ekipi negociator, pasi që Serbia të kërkoj falje për dhunime, plaçkitje e vrasje

“Së pari kryeministri i Kosovës ka deklaruar që presidenti i Kosovës nuk e ka përnjëmend bashkëngjitjen e Medvegjes, Preshevës e Bujanocit. Ai ka deklaruar se presidenti i Kosovës i ka thënë këtij që kjo po bëhet për shkaqe taktike e jo program të mirë organizuar shtetëror e kombëtar, prandaj kjo aventurë personale e presidentit të ndalet menjëherë”, ka thënë Kurti.

Vetëvendosje pritet që më 29 shtator të mbajë protestë e cila për qëllim ka ndaljen e pazareve sic i quajnë ata në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuqiç. /ZËRI