Kurti fton gratë e vajzat në protestën e Vetëvendosjes

Aktuale September 23, 2018 - 13:02
Lexo detajet

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një videomesazhi në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, me ndjekësit e tij e ka ndarë një videomesazh ku ka ftuar gratë dhe vajzat që të i bashkëngjiten protestës së kësaj partie e cila do të mbahet më 29 shtator, shkruan “Zëri.info”.

LEXO EDHE: Haskuka: Thaçi po blenë votat e deputetëve me poste ambasadorësh e me terminale doganore

“Problemet tuaja, të nderuara zonja e zonjusha të Kosovës janë të shumta, prej dhunës në familje, papunësisë, diskriminimit e shumë mungesave. Por, problemet nuk do të mund të zgjidhen pa e ndalur këtë pushtet prej burrash zullumqarë. Gra e vjaza të Kosovës, ejani në protest të shtunën, me datën 29 shtator, në orën 14:00, në Prishtinë se vetëm me ju mund ta ruajmë mëmëdheun”, tha Kurti na video-mesazhin e publikuar në profilin e tij në Facebook. /ZËRI