Paralajmërohej mot i ftohët, por sot në Kosovë kështu do të jenë temperaturat

Aktuale September 23, 2018 - 08:31
Lexo detajet

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se sot në Kosovë temperaturat do të mbesin konstante sikurse ato të ditëve të fundit. Sipas këtij Instituti temperatura maksimale do të lëvizin mes 26-29 gradë celsius ndërsa ato minimale 8-10, transmeton “Zëri.info”.

“Temperaturat mbeten konstante  me ato të ditëve të fundit. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e institutit. /ZËRI