Uglanin: Vetëvendosje për boshnjakët e Sanxhakut

Aktuale September 22, 2018 - 21:56
Lexo detajet

Bartësi i listës Samoopredeljenje (Vetëvendosje) për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Boshnjak (BNV) të Sanxhakut, Sulejman Uglanin, ka deklaruar se boshnjakët nuk janë minoritetet.

Ai ka shtuar se boshnjakët janë popull që do ta respektojë Serbinë aq sa Kushtetuta e këtij vendi do t’i respektojë boshnjakët.

“Nuk e pranojmë statusin e qytetarëve të rendit të dytë. Duam shtetin e të drejtës të bazuar në sundimin e ligjit dhe me barazi para ligjit. Duam të jemi ata që jemi, duam që si popull të jemi të regjistruar në Kushtetutë. Zgjidhja kryesore është vetëvendosja”, citon b92 të ketë thënë Uglanin.

Ai ka shtuar se qytetarët e Sanxhakut në tetorin e vitit 1991 kanë shprehur përcaktimin e vet për autonomi territoriale e politike të Sanxhakut dhe duke treguar qartë se janë për vetëvendosje. /Lajmi