Thaçi në SHBA flet për kufijtë, Haradinaj për viza

Aktuale September 22, 2018 - 08:07
Lexo tjera detaje

Image

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj pritet që së shpejti të udhëtojnë për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), pasi që në fillim të javës që vjen do të mbahen punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, shkruan sot Gazeta "Zëri".

Përderisa Thaçi, siç mësohet, pritet të flasë rreth dialogut dhe për çështjen e kufijve me Serbinë në takimet që do t’i zhvillojë me krerët e shteteve të ndryshme, Haradinaj në SHBA pritet të lobojë për çështjen e vizave. Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, ka thënë se në kuadër të këtij udhëtimi ka gjasa që të takohet edhe me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Ndërkohë, pos këtyre dy liderëve kosovarë në kuadër të delegacionit do të jetë edhe ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, i cili tanimë veçse gjendet në SHBA. Po ashtu pjesë e delegacionit kosovar do të jenë edhe zyrtarë të tjerë shtetërorë, të cilët janë pjesë e Presidencës, Qeverisë dhe MPJ-së. Njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare vlerësojnë se pjesëmarrja në këto ngjarje është mjaft e rëndësishme, porse sipas tyre ato asnjëherë nuk shfrytëzohen sa duhet nga liderët institucionalë të Kosovës.(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Zëri si dhe në versionin Online me parapagim në online.zeri.info)