Haradinaj tregon kur do t’u ndalen pensionet veteranëve të rrejshëm

Aktuale September 21, 2018 - 23:47
Lexo tjera detaje

Duke folur për çështjen e veteranëve kryeministri Haradinaj ka deklaruar se janë bërë shumë gabime në listat e “veteranëve të rremë“, pasi ka nga ata që janë ndër më të vërtetit të mundshëm e që janë shpallur të rrejshëm, shkruan rtv21.tv.

Haradinaj deklaroi se askush nuk e ka të drejtën e ofendimit për dikë, e me këtë rast ka ndodhur një ofendim masiv për shumë luftëtarë të lirisë, për të cilën gjë Haradinaj u kërkon falje.

Qëndrimi i Hardinajt është i qartë: “Askujt nuk i ndalet pensioni, deri sa për të nuk vendosë një gjykatë. Pra pensionin do të vazhdojnë me i marrë të gjithë, të rrejshëm e të pa rrejshëm. Derisa nuk ka një vendim gjykate, do të respektohen të gjithë“.