Familjarët falënderojnë institucionet për kthimin e eshtrave të Krasniqit e Jakupit

Aktuale September 21, 2018 - 13:15
Lexoni më shumë detaje

Behgjet Krasniqi vëllai i heroit, Ahmet Krasniqi tha se me këtë numër të madh të njerëzve sot nderohen të gjithë ushtarët e rënë për liri.

“Prezenca e juaj po nderon të gjithë ata ushtarë që janë rreshtuar në kuadër të UQK-së, vëllai im thoshte ne jemi pak për tu ndarë duhet të jemi të bashkuar sepse ndryshe nuk vije liria” tha ai.

Leonora Jakupi, vajza e Qazim Jakupit falënderoi institucionet e Kosovës për punën e tyre për kthimin e eshtrave të babit të saj në Kosovë.

“Pas më shumë se 20 vite që kemi pritur kaq gjatë ju falënderoj përzemërsisht që i keni kthyer të dashurit tonë në Kosovë, i qoftë dheu i lehtë për ata që kanë pritur kaq gjatë për tu kthyer në Kosovë”, tha ajo.

Kohë më parë Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për kthimin e eshtrave të Qazim Jakupit dhe Ahmet Krasniqit në vendlindje.

Kolonel Ahmet Krasniqi është vrarë më 21 shtator 1998, në Tiranë. /Zëri