Haradinaj: Kthimi në Kosovë i Krasniqit e Jakupit, detyrë e jonë

Aktuale September 21, 2018 - 12:58
Lexoni më shumë detaje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në akademinë përkujtimorë për nderë të Ahmet Krasniqit dhe Qzim Jakupit tha se kthimi i dy heronjve në Kosovë është detyrë e shtetit të Kosovës

“Është detyrë e jona që të kthejmë në atdheun e tyre, heroin tonë Ahmet Krasniqi, nuk kam pasur fatin ta njoh por vet fakti që vije nga shtëpia e Azis Zhilivodës flet shumë. Rruga jonë në liri ka qenë shumë e mundimshme dhe e vuajtur, duhet ta gjejmë guximin si një popull ti nderojmë pa asnjë hezitim ata që kanë derdhur gjak me mundin e tyre. Ahmet Krasniqi sot kthehet në Prishtinë është afër presidentit Rugova. Edhe Qazim Jakupi i kontribuoi lirisë bashkë me luftëtarët e tij”, tha ai.

Tutje Haradinaj tha se duhet ti nderojmë heronjtë tanë në rrugën tonë evropiane.

“Ne si popull po tregojmë që nuk është rastësi që e kemi lirinë, pavarësisë dhe funksionojmë si shtete, duhet ti nderojmë të rënët për rrugën tonë evropiane” tha ai

Ish Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi do te rivarroset në Kosovë, sot në ora 14:00, në 20 vjetorin e vrasjes së tij./ZËRI/