Thaçi dekoron heronjtë, Krasniqi e Jakupi

Aktuale September 21, 2018 - 12:45
Lexoni më shumë detaje

Nën tingujt e himnit kombëtar ka filluar akademia përkujtimore për nderë të kolonel Ahmet Krasniqin, dhe dëshmorit Qazim Jakupi, kjo akademi mbahet nën patronazhin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, raporton “Zëri.info”.

Me këtë rast presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaqi

“Lufta e UQK-së bëri që të gjithë atdhetarët të bashkohen pa dallim ideologjik, partiak, regjional, në aspiratën shekullore për liri dhe pavarësi. Rezistenca e armatosur bëri që të bashkohemi të gjithë në istikamet e luftës, të gjithë bindëm shqiptarët dhe botën të bashkohet me ne, kolonel Ahmet Krasniqi filloi mobilizimin e plotë të gjithë njerëzve për sakrificë me urtinë dhe mençurinë e tij. Krasniqi si në luftë ashtu edhe sot i bashkoi të gjithë luftëtarët, nën kompentecat e mia si president më lejoni që të ndajë medaljen presidenciale”,  tha presidenti.

 Presidenti Thaçi dekoroi edhe dëshmorin Qazim Jakupi.

“Z. Jakupi frymzoi të gjithë ata njerëz nga bastioni i UÇK-së, Drenica. Duke respektuar kornizën ligjore ndaj urdhrin “Hero i Kosovës”, për dëshmorin Qazim Jakupi për heroizmin dhe sakrificën e tij “tha tutje presidenti./ZËRI

Image