Mustafa: Të përmbushet një amanet tjetër i 'Bacit'

Aktuale September 21, 2018 - 12:18
Lexoni më shumë detaje

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se rivarrojsha e Ahmet Krasniqit në Kosovë, nënkupton përmbushjen e një amaneti të të ndjerit. Mustafa shkruan në FB se sot ‘pas njëzet vjetësh janë trazuar kujtimet për aktin e ekzekutimit barbar të colonel Krasniqit’.

Ai thotë se organizatorët e ekzekutimit të tij, duhej të llogaritnin që pas rivarrosjes në Prishtinë, të zbulonin edhe kryesit e vrasjes së Krasniqit.

Postimi i plotë i Mustafës: 

Të dashur miq,
Pas njëzet vjetësh, sot trazojmë kujtimet tona të hidhura për aktin e ekzekutimit barbar, nga dora e fshehtë, të kolonel Ahmet Krasniqi, Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Republikës së Kosovës që veproi në ekzil. Sot po bëhet rivarrimi I eshtrave të këtij burri të Kosovës, trimi e atdhetari, por drejtësia shqiptare i mbetet borxh zbardhjes së vrasjes së tij, para derës së shtëpisë ku banonte me oficerët tjerë të kësaj ministrie në Tiranë, në Rrugën e Medreses.

Krahas përmbushjes së një amaneti që Baci (siç komunikonim me njëritjetrin) të varroset në Kosovë, shtrohet pyetja se si do të përmbushet amaneti tjetër, ai i zbulimit të dorasëve dhe organizatorëve të ekzekutimit të tij, pas zhvarrosjes nga Tirana dhe rivarrosjes në Prishtinë. Edhe këtë duhet ta kishin llogaritur organizatorët. IM