Leonora Jakupi bënë homazhe pranë arkivolit të babait të saj

Aktuale September 21, 2018 - 11:36
Lexoni më shumë detaje

Këngëtarja Leonora Jakupi bashkë me familjen e saj ka marrë pjesë sot në homazhet e babait të saj, Qazim Jakupi, shkruan “Zëri.info”.

Eshtrat e të ndjerit Qazim Jakupi dhe dëshmorit tjetër Ahmet Krasniqi, me vendim të Qeverisë së Kosovës janë kthyer në vendlindje për tu rivarrosur.

Familja e këngëtares Leonora Jakupi kanë qenë nikoqire e kësaj ngjarje të cilët kanë pritur mysafirë të shumtë nga e gjithë Kosova duke filluar nga  kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, dhe kryeministri Ramush Haradinaj me kabinetin e tij qeveritar.

Veç qytetarëve pjesë e homazheve për të ndjerët kanë qenë edhe shumë personalitete tjera politike nga rajoni.

Kujtojmë se sot në ora 14:00 në varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë do të bëhet ceremonia e rivarrimit të dëshmorëve të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. /Zëri

Image
Image 
Image