Krerët shtetëror bëjnë homazhe në nderim të Ahmet Krasniqit dhe Qazim Jakupit

Aktuale September 21, 2018 - 10:33
Lexoni më shumë detaje

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, dhe kryeministri Ramush Haradinaj  me kabinetin e tij qeveritar kanë bërë  homazhe pranë arkivoleve të dëshmorëve Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi, të cilët do të rivarrosen sot, raporton “Zëri.info”.

Edhe qytetarë dhe luftëtar kanë bërë homazhe pranë dy arkivolëve, homazhet do të vazhdojnë deri në ora 12:00.

Të ndjerit do të  rivarrosen në ora 14:00 në mesditë na varrezat e dëshmorëve në lagjen “Velania” të Prishtinës.

Ish Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi do te rivarroset në Kosovë, sot më 21 shtator 2018, në 20 vjetorin e vrasjes së tij./ZËRI/

Image 
Image 
Image