Ismaili: Brenda 15 ditëve QKUK-ja do të bëhet me rrugë të reja

Aktuale September 21, 2018 - 10:30
Lexoni më shumë detaje

Brenda 15 ditëve, në QKUK nuk do të ketë më rrugë të prishura, me hapësira të kufizuara trotuaresh dhe me vetura të parkuara ngado, që vështirësojnë qarkullimin edhe të ambulancave.

Kështu ka thënë ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili, i cili ka treguar se ka nisur puna për rregullimin e të gjitha rrugëve në atë hapësirë. Ministri Ismaili ka falënderuar edhe ministrin Lekaj për mbështetjen në këtë projekt për rregullimin e QKUK-së.

“Brenda 15 ditëve, në QKUK nuk do të ketë më rrugë të prishura , me hapësira të kufizuara trotuaresh dhe me vetura të parkuara ngado, që vështirësojnë qarkullimin edhe të ambulancave  . E falënderoj ministrin Lekaj për gatishmërinë e tij që pa asnjë vonesë të na mbështesë në projektin për rregullimin e rrugëve dhe të qarkullimit atje Vazhdimisht me nga një punë për transformimin e QKUK-së në një qendër moderne spitalore”, ka shkruar ministri Ismaili.

Image 
Image