Konjufca: Apostolova i tregoi Kurtit se Thaçi e Vucic po flasin për ndarje

Aktuale September 20, 2018 - 23:34

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka treguar se shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova, i ka konfirmuar Albin Kurtit se Hashim Thaçi e Aleksandar Vuqiç janë duke biseduar për shkëmbimet të territoreve.

“Ata (Thaçi e Vuqiç) janë duke folur për territore. Nuk janë duke biseduar për Zajednicën”, ka treguar Konjufca një rast kur Apostolova i kishte thënë Kurtit se për çka po takohen presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë në Bruksel.

Konfuca ka treguar se me 23 mars ishte takuar Thaçi me Vuçiqin për ta ndërmjetësuar ndarjen e Kosovës.

“Kjo tregon se tema e ndarjes ka nisur moti të flitet mes dy presidentëve. Kjo tash edhe po konfirmohet, pasi tema e korrigjimit të kufijve po flitet hapur”, ka thënë Konjufca në T7.