Agim Bahtiri tradhton Hashim Thaçin për Albin Kurtin

Aktuale September 20, 2018 - 22:30
LAJMI I FUNDIT

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, ka dalë kundër presidentit Hashim Thaçi, ai tani po e përkrahë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Bahtiri ka njoftuar se do të marrë pjesë në protestën që Lëvizja Vetëvendosje do ta mbajë me 29 shtator kundër presidentit Thaçi, shkruan gazetametro.net.

Numri një i Mitrovicës e konfirmon pjesëmarrjen në protestën kundër presidentit duke bërë thirrje për tubim mobilizues në Mitrovicë, ku do të marrin pjesë njerëzit kryesor të VV’së dhe të Agim Bahtirit.

Duket se takimin e 3 gushtit të këtij viti me Thaçin, Bahtiri e ka harruar shpejtë dhe ka bërë që të ndryshojë mendimin e tij për ‘mikun’ e tij siç e quan ai, shkruan gazetametro.net.

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje do të protestojë më 29 shtator, kryetari i saj Albin Kurti ka bërë thirrje që qytetarët t’i bashkohen protestës në Prishtinë, sipas tij situata politike në vend është e rëndë dhe aventurat personale të presidentit Hashim Thaçi, duhet ndalur.

Kujtojmë se Bahtirit i doli në ndihmë shumë të madhe gjatë zgjedhjeve të fundit Albin Kurti, ku në Mitrovicë gjatë balotazhit bëri një koalicion me AKR’në vetëm e vetëm për ta mundur PDK’në gjatë zgjedhjeve të vitit 2017, Kurti gjatë asaj kohe shihej krah Bahtirit gjatë gjithë kohës së fushatës, madje më shumë se sa që shihej me Shpend Ahmetin apo Qëndron Kastratin, të cilët gjatë zgjedhjeve ishin kandidatë të VV-së.

Ndërsa, pasi Bahtiri mori mandatin e dytë si kryetar i Mitrovicës, Kurti i shkonte për vizitë në komunë../.