Rama: Unë e kam marrë mandatin nga populli dhe do e prish Teatrin Kombëtar

Aktuale September 20, 2018 - 22:06

Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk ka ndërmend të presë rivendosjen në punë të Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar, duke theksuar se ai mandatin e ka marrë nga populli dhe do ta hedhë në tokë godinën e Teatrit Kombëtar.

I ftuar në emisionin Opinion, Rama tha se Shqipëria do të bëhet me Teatër Kombëtar që do të jetë krenari për të gjithë shqiptarët.

Gazetari Andi Bejtja: Pse nuk e pret Gjykatën kushtetuese?! Besoj se nuk e ke hallin tek ndërtimi i kullave apo jo?!

Rama: Unë nuk kam hyrë që të merrem me politikë për poluitikë, por për të bërë gjëra. Unë nuk kam ardhur për të prit, se ka pitur ky vend për vite të tëra.

Ty stë ndodh gjë edhe sikur të ketë apo jo Teatër Shqipëri, ti je dhe do mbetetsh Andi Bejtja.

Shkurt është kjo. Ne e kemi marrë mandatin nga populli për të bërë punët e duhura sipas nesh. Të drejta apo të shtrembëra, këtë e gjykojnë qytetarët. Opi nionet tuaja mbeten të opinione. Edhe cështjen e shkeljes kushtetuese mendoj se e shohim të ezauruar, pasi edhe Brukseli me një ekip juristësh tha vetëm për një element. Elmenti u përfshi në amendimin që ju bë ligjit dhe tani kjo punë është e mbyllur.

Problemi me ju dhe të gjithë ata që kundërhstojnë, është se kur të vini në stadium ose duhet të thoni që se kishim për stadiumin se kemi thënë ne, ose hajdeni të maskuar… sic shkojnë ata në liqen, me kapele republike e me syze.