Hoxhaj, LDK-së: Ju deshën pesë vite të vendosni pro ushtrisë së Kosovës

Aktuale September 20, 2018 - 21:35
Lexo detajet

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj ka thumbuar LDKnë pas deklaratave të Ismet Beqirit se kjo parti do ta votojë ligjin për transformimin e FSK-së.

Hoxhaj tha se është për t’u përgëzuar vendimi i vonshëm i LDK-së për ta mbështetur transformimin e FSK-së përmes ligjit.

Zëvendëskryeministri deklaroi se po të mos e kishte kundërshtuar para pesë vitesh LDKja, Kosova tashmë do ta kishte ushtrinë me ndryshime kushtetuese.

“Reflektimi i kësaj partie është i rëndësishëm mbi të gjitha sepse po të mos e kishte kundërshtuar transformimin para pesë vitesh, kjo punë do të ishte kryer përmes ndryshimeve kushtetuese dhe nuk do të ishte fare temë por do të ishte fakt” ka shkruar Hoxhaj në Facebook.