Kush janë katër njerëzit më të rëndësishëm sot në VV? Tregon Glauk Konjufca

Aktuale September 20, 2018 - 21:18
Lexoni lajmet me te fundit nga vendi

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka treguar se cilët janë aktualisht katër personat më të rëndësishëm në partinë e tij.

Konjufca ka thënë në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, se ai është njeriu të cilin kreu i partisë, Albin Kurti, e takon më së shpeshti.

Ai ka vlerësuar se kjo është më se normale, për shkak të pozitës që ka në parti, si udhëheqës i deputetëve të VV’së në Kuvendin e Kosovës.

Konjufca ka thënë se janë katër persona që zhvillojnë takimet më të shpeshta brenda VV’së.

“Unë, Albini (Kurti), Vlora (Haxhimehmedi), dhe Besnik Bislimi”, ka treguar ai.