Veseli: Deputetët sot dëshmuan se interesi qytetar është mbi interesin partiak dhe individual

Aktuale September 20, 2018 - 19:48
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se ndjehet i lumtur që Kuvendi sot ratifikoi 7 marrëveshje ndërkombëtare.

Përmes një postimi në Facebook ka falënderuar të gjithë deputetët për votën e tyre pro këtyre marrëveshjeve.

Postimi i plotë i Veselit:

Shumë i lumtur që Kuvendi i Kosovës ratifikoi sot 7 marrëveshje ndërkombëtare, përmes të cilave sigurohen miliona euro investime në infrastrukturë, arsim, kulturë, sport e fusha të tjera.

Falënderoj të gjithë deputetët për votën pro këtyre marrëveshjeve, me të cilat do të përfitojnë qytetarët tanë, veçanërisht rinia. Vota e sotme tregon se interesi qytetar është mbi interesin partiak dhe individual.

Prandaj, edhe një herë i ftoj kolegët nga një pjesë e opozitës që të tregohen konstruktivë edhe në tema të tjera me rëndësi për vendin dhe qytetarët.