Thaçi i kundërpërgjigjet Vetëvendosjes

Aktuale September 20, 2018 - 16:59
Lexo tjera detaje

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i është përgjigjur deputetit të LVV-së për marrëveshjen me shkrim që sipas Liburn Aliut duhet ta ketë Thaçi të nënshkruar nga përfaqësuesit politik të Preshevës Medvegjës e Bujanocit.

Për këtë presidenti ka thënë se i përgjigjët pozitivisht mundësisë për nënshkrim të marrëveshjes me përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën, shkruan "Zëri.Info”.

“Kosova duhet t’i mbështesë me veprime konkrete kërkesat e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Unë i përgjigjem pozitivisht çdo mundësie për nënshkrimin e një marrëveshjeje me shkrim me përfaqësuesit politikë e legjitimë të Luginës së Preshevës, për bashkim me Kosovën.

Gjatë tërë kësaj kohe kam kërkuar unitet politik në Kosovë për përkrahjen e kërkesës së tyre dhe dëshiroj që pas nënshkrimit tim, të gjitha subjektet politike parlamentare që u ka shkuar ajo kërkesë, t’i radhisin nënshkrimet si zotim për miratimin e rezolutës së iniciuar prej përfaqësuesve politikë të Luginës së Preshevës, për bashkim me Kosovën. HTH”, ka shkruar Thaçi.