Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme dhe ditët në vijim

Aktuale September 20, 2018 - 08:41
Ja çfarë moti do të mbretërojë në vendin tonë

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë.

Në mëngjes në lugina do të ketë mjegull kurse pasdite dhe në mbrëmje në jugperëndim dhe në jug të vendit do të jetë mot mesatarisht i vrenjtur.

Temperatura e mëngjesit nga 9 deri 17 kurse më e larta e ditës nga 27 në 30.

Të premten dhe të shtunën në pjesën më të madhe të vendit, moti do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me temperaturën më të lartë nga 28 në 31.

Nga e diela, kryesisht me re dhe më i ftohtë, pjesërisht edhe me shi.