Haradinaj: Natën e Vitit të Ri hapim kufirin Kosovë-Shqipëri

Aktuale September 19, 2018 - 22:57
Lexo me shume detaje!

“Nga ndërrimi i moteve nuk do të ketë më barrikadë fizike në kufirin Kosovë –Shqipëri”, kjo është shpresa e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, bazuar edhe në bisedat dhe planet me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Haradinaj foli në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu, në “Opinion”.

Blendi Fevziu: Më ka qëlluar të pres 30 minuta në radhë për të hyrë në Kosovë dhe 30 minuta për t’u kthyer nga Kosova drejt Shqipërisë, ndërkohë që të gjithë vendet e BE lëvizin sot pa kufij, kufijtë kanë ngelur vetëm gërmadha klasike. Çfarë do të bëjmë për t’i larguar?

Ramush Haradinaj: E kemi biseduar me Kryeministrin Rama dhe me kolegë të tjerë, që diku në ndërrim të moteve të hapet.

Blendi Fevziu: Pra në natën e Vitit të Ri ju do të hiqni kufirin Shqipëri-Kosovë?

Ramush Haradinaj: Shpresoj po. Përfundimisht. Do të ketë kamera. Do të ketë një monitorim, por nuk do të ketë barrikadë fizike, jo prezencë fizike të kontrollit. /tvklan.al