Haradinaj: Kush s’ka pasur pushkën në dorë nuk është veteran

Aktuale September 19, 2018 - 21:10
Lexoni më shumë detaje

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur për aktakuzën e Prokurorisë për manipulimet me listën e veteranëve të luftës së UÇK-së.

Haradinaj ka thënë në televizionin T7, nuk mund të jete veteran kurrkush nëse nuk e ka pasur pushkën në dorë gjatë luftës.

“ Për mua janë veteran vetëm ata që kanë luftuar. Kush s’ka pasur pushkën në dorë nuk është veteran”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se listat që kanë bërë publike janë shumë të dyshimta dhe nuk janë të sakta.

Haradinaj thotë se është e çuditshme se si Time Kadrijaj është në listën e veteranëve mashtrues.

“ Është çmenduri me thënë që Time Kadriaj nuk ka qenë në luftë dhe nuk është veterane”.