Aktuale

Scott: Pyeteni Daçiqin çfarë thotë Amerika për Kosovën

Scott: Pyeteni Daçiqin çfarë thotë Amerika për Kosovën
19 shtator 2018 • 21 : 04

Lexoni më shumë detaje

Bashkësia ndërkombëtare, pak a shumë, njëzëri pohon se do të përkrahë çdo marrëveshje ndërmjet Serbisë e Kosovës.

Sot në Beograd për Kosovën është folur në një forum në të cilin ka marrë pjesë edhe ambasadori amerikan, Kyle Scott.

Siç përcjell televizoni prva, në pyetjen e bërë për ambasadorin amerikan në Serbi se çfarë mendon SHBA-ja rreth ndryshimit të kufijve, Kyle Scott është përgjigjur shkurt:

“Ju lutëm, po nxitoj, pyeteni Daçiqin …”

Fill pastaj u paraqit i përmenduri:

“Nëse ka marrëveshje, të gjithë do ta përkrahin. Mua nuk më frikëson bashkësia ndërkombëtare, por më frikëson Kosova dhe kjo është esenca”, ka thënë Daçiq.

 

© zëri.info