Serbinë drejt BE-së nuk e bllokon Kroacia, por këto dy vende tjera

Aktuale September 19, 2018 - 19:45
Lexoni më shumë detaje

Edhe pse Serbia mendon se pengesa kryesore në rrugën e saj drejt BE-së është Kroacia, ‘rreziku’ i vërtetë vjen nga një rregull që BE nuk do ta shkelë.

Në artikullin e ‘EuroAktiv’ thuhet se ‘armiq’ kryesor të Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE janë Gjermania dhe Franca të cilat nuk do të heqin dorë nga rregullat e tyre për të cilat shtetet anëtare kanë të drejtë t’i shpalosin.

Sipas gazetës, kur është fjala për negociatat me Serbinë, edhe pse publiku në Serbi mendon se ‘pengesa’ është Kroacia, frenat kryesore janë në Francë dhe Gjermani. Ata duan që procesi të vazhdojë por jo të përshpejtohet. Ata duan që Serbia të besojë se do të hyjë në BE por nuk pajtohen të japin ndonjë afat, transmeton lajmi.net.

BE-ja shpesh është bllokuar nga shtetet e saj anëtare të cilat kanë vënë veto ndaj vendimeve të shumta të Bashkimit, e kjo është një nga arsyet pse Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker ka propozuar një zhvendosje nga parimi i konsensusit për votimin me shumicë kur është fjala për politikën e jashtmë. Juncker e shpjegoi këtë me nevojën që BE të rrisë aftësinë e saj për të folur me një zë.

Sidoqoftë një veto e vjetër mbetet, është shënuar edhe në tekst, fjala është se askush nuk donë të heq dorë nga Franca dhe Gjermania.

“Ato nuk do të pajtoheshin se nuk i kanë të drejtat dhe aftësinë për të refuzuar hyrjen e Turqisë në BE”, thuhet në tekst.

Për aq kohë sa ekziston Bashkimi Evropian çdo shtet anuat do të jetë në gjendje të paktën 76 herë të ndalojë dhe pengojë vendet kandidate në rrugën drejt BE-së  dhe në fund ajo do të hidhet poshtë.