PDK-ja fillon përgatitjet për zgjedhjet e brendshme

Aktuale September 19, 2018 - 18:45
Lexoni më shumë detaje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar sot gjatë mbledhjes së Këshillit Drejtues të PDK-së se kjo parti i ka bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e procesit zgjedhor brenda partisë, raporton “Zeri.info”.

Ai tha se ky proces zgjedhor do të jetë tërësisht i hapur, gjithëpërfshirës, gërshetim kreativ gjeneratash dhe hapje dyersh për të gjithë ata që kanë ide dhe duan të kontribuojnë për vendin.

“Në Këshillin Drejtues të PDK-së, për të diskutuar përgatitjet për zgjedhjet e brendshme. Ky proces zgjedhor do të jetë tërësisht i hapur, gjithëpërfshirës, gërshetim kreativ gjeneratash dhe hapje dyersh për të gjithë ata që kanë ide dhe duan të kontribuojnë për vendin. Të rinj e të vjetër së bashku me shpirtin gjithmonë të ri të PDK-së. Dekada e Re e Pavarësisë do të flasë me zërin e Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Veseli në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”.