Kurti: Po inkurajohen pretendimet e Serbisë për Kosovën

Aktuale September 19, 2018 - 17:49
Lexoni më shumë detaje

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se situata aktuale në vend, vetëm sa e ka inkurajuar pretendimin e Serbisë për Kosovën, raporton “Zeri.info”.

Sipas tij, përdorimi i frazave si “kompromisi i dhimbshëm”, “shkëmbimi i territoreve”, etj, janë terme të cilat po e inkurajojnë pretendimin e Serbisë për Kosovën, raporton “Zeri.info”.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Twitter”, Kurti ka shkruar se duke e parë këtë, nuk është çudi që presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq e konsideron përsëri Sllobodan Millosheviqin si një udhëheqës të madh, përcjell “Zeri.info”.

Postimi i plotë i Kurtit:

Përdorimi i shprehjeve si "këmbim tokash", "korrigjim i kufijve", "shkëmbim territorial" dhe "kompromis i dhimbshëm" vetëm sa i kanë inkurajuar pretendimet e Serbisë për Kosovën. Nuk është për t'u habitur që Vuçiq sërish e konsideron Millosheviqin një udhëheqës të madh.

Image