Flet babai i Elez Blakajt, ja çfarë thotë për Ramush Haradinajn

Aktuale September 19, 2018 - 17:35
Lexoni më shumë detaje

Beqir Blakaj, babai i ish-prokurorit special, Elez Blakaj i është përgjigjur fyerjeve që ia ka bërë kryeministri Ramush Haradinaj djalit të tij, si dhe kërcënimet që ish-prokurori ka marrë gjatë hetimeve të mashtrimeve në listat e veteranëve.

Kryeministri i kishte quajtur “hajn të pulave”, ish-prokurorin Elez Blakaj, i cili ka lënë gati aktakuzën për fryrjen e listave të veteranëve dhe ka shkuar në SHBA pas dorëheqjes.

E babai i ish-prokurorit thotë se e admiron kryeministrin, por që ka disa fjalë për ofendimet që ia bëri djalit të tij.

“Unë zotin Haradinaj e kam idol. Më pëlqen, e kam votuar me gjithë qenien. Por, nuk ka nevojë që ta ofendoj djalin”, ka thënë Blakaj për Frontal.

Babai i ish-prokurorit nuk ka hezituar të flas për bindjet e tij politike, ndërsa ka treguar edhe pse ka aplikuar për marrjen e statusit të veteranit.