"Marrëveshja Kosovë-Serbi varet nga gatishmëria e palëve për të marrë vendime të vështira"

Aktuale September 19, 2018 - 13:43
Lexo detajet

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott, ka thënë sot se është i lumtur me lëvizjet e fundit të cilat dëshmojnë që Prishtina dhe Beogradi janë të gatshme të negociojnë për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

Ai në Konferencën për Sfidat e Sigurisë së Ballkanit, të organizuar nga Qendra për Politikë të Jashtme, ka thënë se ka pritshmëri të mëdha që Prishtina dhe Beogradi do të arrijnë një marrëveshje e cila do të jetë e kënaqshme për të dyja palët, transmeton lajmi.net.

“Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi e kanë mbështetjen e plotë të SHBA-ve për arritjen e një marrëveshjeje afatgjatë”, ka thënë Scott.

Madje Scott tha se problem i pazgjidhur mes Kosovës dhe Serbisë, është njëra ndër tri çështjet kryesore e cila mund ta cënojë sigurinë në Ballkan, bashkë me problemin e Maqedonisë dhe Greqisë, si dhe problemin e Bosnjës.

E në fund Scott tha se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, varet edhe nga vullneti i palëve për të marrë vendime të vështira në të mirë të arritjes së marrëveshjes.