Mjekët në Emërgjencën e QKUK-së janë suspenduar sipas ligjit, deri në 1 orë kanë lënë 30 pacient pa shërbime

Aktuale September 19, 2018 - 12:09

Kryetari i Komisionit Diciplinor, Alban Janova, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës(QKUK), ka treguar detajet rreth suspendimit të pesë mjekëve kohëve të fundit në këtë institucion,raporton “Zeri.info”.

Fillimisht ai ka treguar për procedurat që janë ndjekur në këtë rast.

“Drejtori ka të drejtë të inspektojë në oraret e punës së mjekëve në shërbime të ndryshme. Mjekët e suspenduar nuk i ka gjet në vendin e punës dhe me ligj ka të drejtë të i suspendojë”, ka thënë Janova.

 Sipas Janovës këta mjekë janë suspenduar në bazë të ligjit dhe se drejtori i SHSKUK-së ka të drejtë ta bëjë këtë gjë.

“Të gjithë të suspenduarir kanë dal para Komisionit Diciplinor dhe kanë dhënë arsyet e tyre se pse nuk kanë qenë në orarin e punës por që për ne nuk kanë qenë të besueshme”, ka thënë tutje ai.

Për këtë rast ai ka thënë që 30 pacientë kanë mbetut pa asnjë shërbim për rreth nje orë pasi që mjekët kujdestar nuk kanë qenë në emergjencë. /Zëri