Beqiri: Kësaj proteste të VV nuk i bashkohemi, në të ardhmen nuk i dihet

Aktuale September 18, 2018 - 22:36
Lexo detajet

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka folur për protestën që do të mbahet me datën 29 të këtij muaji, të cilën është duke e organizuar Lëvizja Vetëvendosje.

Beqiri ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se kësaj proteste nuk do t’i bashkohen. Sekretari i LDK’së ka bërë me dije se tash për tash nuk është koha e protestave.

“Ne vlerësojmë se nuk është koha që tash të dilet në protesta. LDK nuk është kundër protestës së VV’së, por mendojmë  që shkarkimi i Hashim Thaçit duhet të bëhet ne mënyra tjera, nga Kuvendi”, ka thënë Beqiri.

Ai ka bërë me dije se LDK në të ardhmen mund edhe të organizoj protesta vetë. Thotë se edhe protestave të tjera të VV’së mund t’i bashkohen.