Quni: Mendoj se nuk janë më shumë se 15 mijë veteranë

Aktuale September 18, 2018 - 20:56
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni, ka folur për listat e veteranëve mashtrues që janë publikuar ditë më parë.  Ai ka treguar se verifikimi i ushtarëve të UÇK-së është bërë në bazë të aplikacioneve që janë dorëzuar.

Quni ka thënë se numri i veteranëve të UÇK është rritur shumë. Ai beson se numri i veteranëve nuk mund të jetë më shumë se 15 mijë.

“ Mendoj se numri i tyre duhet të jetë kah 15 mijë. Nuk mund te jenë më shumë”, ka thënë Quni në Pressing.

Ai ka thënë se selitkemi i veteranëve ka sjellë telashe, pasi sipas tij, në UÇK nuk ka pasur vetëm ushtarë, por edhe personel të tjerë.