Komuna e Mitrovicës: Po ndërtohet pa leje, nesër e nxjerrim vendimin për rrënimin e Qendrës Tregtare 'LUX mall'

Aktuale September 18, 2018 - 20:05
Lexo tjera detaje

Qendra Tregtare “LUX mall” ka filluar të ndërtohet në Mitrovicë, por që ka probleme të mëdha me ligjin, për shkak se nuk po i zbaton rregullat e ndërtimit dhe nesër pritet të nxjerrët vendimi nga inspeksioni për rrënimin e saj.

Kjo Qendër Tregtare po vazhdon të ndërtohet afër stacionit të policisë, ani pse nuk ka leje ndërtimi për një pjesë të madhe të objektit, për të cilin problem zyrtarët komunal i kanë dhënë afat shtat ditor që vet investitori ta rrënoj objektin.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Kur kanë mbetur edhe pak orë deri në përfundim të afatit të dhënë nga komuna, investori nuk e ka rrënuar vet objektin, por se po vazhdon ta ndërtoj akoma.

Drejtoria e Inspeksionit deri më tash nuk ka arritur ta ndalë ndërtimin e kësaj qendre, por vetëm në disa raste i ka ndërprerë punimet përkohësisht, gjë që ndodhi edhe sot rreth një orë pasi që ekipi i Veriu.info kishte qëndruar pranë qendrës, ku kishte parë dhjetëra punëtorë duke punuar, edhe pse para pak ditësh i janë ndërprerë punimet zyrtarisht.

Në lidhje me punët që kanë vazhduar sot, drejtori i Drejtorisë për Inspeksion, Hysni Ahmeti, në një prononcim për Veriu.info fillimisht në ora 15:00 ka deklaruar se inspektorët komunal i ka dërguar tek objekti për t’i ndërprerë punimet, por që përpjekja e tij ka qenë e kot, pasi që me t’u larguar inspektorët nga vend-punishtja, punëtorët kanë vazhduar punën normalisht.

Veriu.info e ka kontaktuar drejtorin e Inseksionit Hysni Ahmet dy orë me vonë, i cili ka thënë: “Ne i kemi dërguar sot inspektorët, të cilët e kanë bërë procesverbalin dhe e kanë lajmëru që duhet me i largu punëtorët nga objekti, ai njëherë e ka ndalë punën, por si janë largu inspektorët ia ka nis me punu. Kështu që nesër e nënshkruaj vendimin për rrënim, sepse sot i kalon afati shtat ditor që ai ka pas afat me rrënu vet dhe tash i shkon vendimi tjetër për rrënim, që duhet me intervenu na me ia rrënue”

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se Qendra Tregtare “LUX mall” po ndërtohet nga disa investitor, të prirë nga biznesmeni Sedat Bashota dhe një kompani shqiptare që merret me ndërtimin e komplekseve banore në veri.