OVL e Dukagjinit: Ata që ndërmorën fushatën kundër luftës së UÇK-së do të marrin përgjigjen e merituar

Aktuale September 18, 2018 - 17:49
Lexo detajet

Degët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Rajonin e Dukagjinit sot kanë mbajtur një takim të përbashkët.

Aty është analizuar situata e krijuar javët e fundit rreth listave të veteranëve të rrejshëm dhe publikimit të tyre.

“Duke konstatuar se me këtë rast janë shkelur të drejtat e njeriut dhe është shkelur dinjiteti i veteranit të luftës, degët Deçan, Pejë, Gjakovë dhe Istog janë marrë vesh për strategjinë e menaxhimit të situatës”, thuhet në komunikatën e dërguar OVL e Dukagjinit.

“Të gjithë ata që në mënyrë të sinkronizuar ndërmorën fushatën e fundit kundër Luftës Çlirimtare, do të marrin përgjigjen e merituar”, thuhet më tej aty.

Ata njoftojnë se për veprimet e tyre të ardhme veteranët do të njoftohen me kohë.