Haradinaj paralajmëron tragjedi dhe kthim prapa në kohë nëse diskutohen kufijtë e Kosovës

Aktuale September 18, 2018 - 16:40
Lexo detajet

Image

 

Diskutimi për kufijtë në mes të Kosovës dhe Serbisë mund të sjellin një kthim prapa dhe një tragjedi për të dyja vendet. Kështu ka deklaruar i pari i ekzekutivit në një konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë së Kosovës, raporton “zeri.info”.

“Unë besoj dhe jam thellë i bindur që lëvizja ose synimi i një marrëveshje me Serbinë përmes ndryshimit të kufijve është kthim prapa, drejt stabilizimit dhe tek tragjeditë e mundshme. Për këtë arsye mendoj që mënyra me ecë përpara në një marrëveshje me Serbinë është e paqes dhe e mirëkuptimit”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj gjithashtu është deklaruar edhe për udhëheqjen e bisedimeve nga ana e presidentit Thaçi, duke e thumbuar kështu atë dialogun po e zhvillon pa mandat nga institucionet vendore.

LEXO EDHE: Haradinaj ‘godet’ Thaçin me deklaratën e fundit për kufijtë

“Nuk besoj që presidenti më është referurar mua në deklarata asnjëherë nuk besoj që më referohet mua në këtë temë. Unë mendoj që detyra e kryetarit, Qeverisë, dhe presidentit e jona është të mbrojmë kushtetutën, integritetin territorial, sovranitetin e vendit dhe po ashtu nuk është e drejtë e jona që të flasim për territorin për kufijtë pa mandat, qoftë nga parlamenti apo nga institucionet e tjera”, ka vazhduar Haradinaj.

Në këtë konferencë Haradinaj ka folur edhe për  projektligjet e Forcës dhe sigurisë së Kosovës (FSK), të cilat tanimë kanë kaluar për votim në Parlamentin e Kosovës. Haradinaj është shprehur që ushtria shumë shpejtë do të formohet pasi që për miratimin e projektligjeve ka mbështetje në Kuvendin e Kosovës, raporton tutje “Zeri.info”.

“Që të tria projektligjet e kanë deklaratën financiare. Ministria  e Financave është treguar shumë gjeneroze e pranon edhe hapur që deklaratat financiare është e paraparë, një rritje buxhetore, vjetore. Herën e parë është pak vetëm pesë milion më shumë por kalon në fleksibile pra e nënkupton mundësinë që edhe më shtu. Plani është 10- vjeçar dhe parasheh dyfishin e buxhetit në 10 vjet. Pra është në rregull për sa i përket deklaratës financiare të këtyre ligjeve. Ligjet janë në procedurë të rregullt, parlamenti në disa javë kur do të u vie radha do të jenë në votim”, duke përmendur kështu hapur deklaratën e liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për mbështetjen e partisë së tij për votimin e projektligjeve në Kuvend. /ZERI