"Isha pjesëtare e UÇK-së, do të deklarohem për këtë çështje sapo të kthehem në Kosovë"

Aktuale September 18, 2018 - 16:33
Lexo detajet

Kryetarja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Afërdita Bytyqi, emri i të cilës është publikuar në listën e veteraneve mashtrues, në një përgjigje për Insajderin tha se ajo ka qenë pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por që momentalisht ndodhet jashtë vendit dhe sapo të kthehet do të deklarohet lidhur me këtë çështje.

Statusi i pjesëtarit të UÇK-së sipas ligjit,  çdo person i cili me vendim apo akt tjetër është caktuar të kryej detyrat konkrete në mbështetje politike, logjistike, financiare dhe detyra tjera të marra nga komandantët e njësive, shtabeve dhe zonave të UÇK-së, përkatësisht Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, gjatë periudhës 1997-1999.

“Aktualisht gjindem në udhëtim zyrtar jashtë shtetit dhe e kam të pamundur të komentoj ato çfarë shkruhen në media apo qarkullojnë si mendime dhe opinione të dikujt”.

“Me t’u kthyer në Kosovë unë do të sqaroj opinionin lidhur me çfarëdo çështje që ka të bëjë me statusin tim gjatë luftës dhe po ashtu do jap përgjigje edhe për statusin e njohur nga shteti, si rezultat i kontributit tim gjatë luftës”, tha Bytyqi.

Afërdita Bytyqi ka statusin e pjesëtarit, sipas listës së pjesëtarëve të Zonës së Pashtrakut Brigada 121 Ismet Jashari Kumanova,  ku figuron emri i saj.

Pjesëtarët e UÇK-së sipas ligjit nuk gëzojnë pensioni sikurse veteranët, të cilët gëzojnë benificione dhe pagë prej 170 euro në muaj.

Image 
Image