Haradinaj: Pas 10 vitesh buxheti i FSK-së do të dyfishohet

Aktuale September 18, 2018 - 14:59
Lexo detajet

I pari i ekzekutivit të vendit, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme përmes një konference për media është deklaruar lidhur me deklaratat financiare për Forcën dhe Sigurinë e Kosovës (FSK), raporton “Zëri.info”.

Haradinaj ka siguruar që të tri projektligjet kanë deklaratë financiare dhe se plani është i paraparë për 10 vitet në vijim.

LEXO EDHE: Haradinaj ‘godet’ Thaçin me deklaratën e fundit për kufijtë

“Projektligjet, janë tri që lidhen me ushtrinë e Kosovës. Të tria kanë deklaratën financiare. Ministria e Financave i ka lënë edhe të hapura deklaratat financiare për FSK-në. Plani është 10- vjeçar dhe parasheh dyfishimin e buxhetit. Projektligjet kanë kaluar dhe duhet dërgohen në Kuvend. Kemi marrë mbështetje për kalimin e këtyre projektligjeve”, ka thënë Haradinaj.

Tutje ai ka thënë që kanë përkrahje nga partitë opozitare për kalimin e këtyre projektligjeve në Parlamentin e Kosovës.

“Njëri deklarim ka qenë dje nga kryetari Isa Mustafa por mbështetje kemi marrë edhe nga partitë tjera”, ka thënë Haradinaj. /ZËRI