Haradinaj ‘godet’ Thaçin me deklaratën e fundit për kufijtë

Aktuale September 18, 2018 - 14:48
Lexo detajet

I pari i qeverisë, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së qeverisë ka komentuar deklaratat e presidentit të vendit, Hashim Thaçi lidhur me ndryshimin e kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë, shkruan “Zëri.info”.

Ai në një koment para gazetarëve tha që të gjithë duhet ta mbrojnë kushtetutën e Kosovës e jo të flasin për kufijtë pa mandat.

LEXO EDHE: Thaçi: Marrëveshja me Serbinë mund të arrihet vetëm me kompromis

“Nuk besoj që më është referuar mua. Asnjëherë nuk besoj që më referohet mua në këtë temë. A e dini pse? Se unë mendoj  që detyra e kryetarit të Qeverisë, e presidentit dhe e jonë, është që të mbrojmë kushtetutën, integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit, dhe po ashtu nuk është e drejtë e jona që të flasim për territorin, për kufijtë pa mandate”, ka thënë ai. /ZËRI