Presidenti Thaçi paralajmëron ndryshimin e Kushtetutës (VIDEO)

Aktuale September 18, 2018 - 12:53
Ja kur pritet të ndryshohet Kushtetuta sipas presidentit Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur edhe sot konferencë për media, me ç’rast ka thënë se marrëveshja me Serbinë i siguron Kosovës njohjen nga Serbia, raporton zeri.info.

Me këtë rast, kreu i shtetit ka thënë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, porse do të ketë kujdes më të afirmuar për serbet e Kosovës.

Ky kujdes ndaj serbëve sipas tij, nënkupton respektim të plotë të standardeve të këtij komuniteti.

“Respektim i plotë sipas standardeve më të larta të komunitetit serb, sipas standardeve më të larta evropiane që ata të ndihen komod, mirë dhe të rehatuar për të jetuar në Kosovë dhe për t’u integruar në institucione, pa të drejtën e vetos sepse ne nuk mund të mbesim edhe më tutje të bllokuar edhe më tutje nga një grup i tillë parlamentar apo pse është shkruar diçka e tillë në dokumentin e Ahtisarit”, deklaroi Thaçi, raporton "Zeri.info".

Ai më tej, tha se me arritjen e marrëveshjes finale do të ndryshohet edhe dokumenti i Ahtasarit.

“Ne duhet ta kuptojmë se në rast të arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi, me njohje reciproke, do të ndryshohet edhe kushtetuta e Kosovës, do të plotësohet dhe ndryshohet edhe dokumenti i presidentit Ahtiasari dhe do të kemi një dokument të përputhshëm me realitetin e ri që do të krijohet”, potencoi kreu i shtetit. /ZËRI/