Thaçi fton sërish partitë të bashkohen rreth dialogut

Aktuale September 18, 2018 - 11:45
Lexo detajet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje edhe njëherë të gjitha partive politike që t’i bashkohen procesit të dialogut me Serbinë, raporton “Zeri.info”.

“Jam këtu që t’ju bëj ftesë edhe njëherë gjithë skenës politike, shoqërisë civile, mediave, që të punojmë bashkë me një qëllim që brenda një periudhe te shkurtër kohore të përmbyllet procesi i bisedimeve, duke krijuar kushtet për nënshkrimin e marrëveshjes që do të nënkuptonte normalizimin e plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, që do të hapte perspektivë evropiane për Kosovën dhe Serbinë”, deklaroi ai.

LEXO EDHE: Revista prestigjioze The Economist paralajmëron gjakderdhje nëse “korrigjohen” kufijtë

Sipas Thaçit ajo çka është arritur deri më tash nuk është e mjaftueshme për Kosovën.

“Ne së bashku me partnerët tanë arritëm në këtë fazë të progresit ku jemi, jemi njohur nga 116 shtete të botës dhe jemi anëtarësuar në shume organizata ndërkombëtare. Por kjo nuk është e mjaftueshme. Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se stabiliteti i plotë dhe afatgjatë i Kosovës është pashmangshëm i lidhur me anëtarësimin e Kosovës si shtet në OKB, më NATO dhe BE. Kosova do të jetë shtet i qëndrueshëm vetëm duke qenë shtet anëtar në OKB, NATO dhe si anëtare e BE-së”, potencoi ai. /Zëri