Selimi: Thaçi po ia shet Kosovën Serbisë

Aktuale September 17, 2018 - 23:21
Lexo detajet

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka akuzuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, se po bën pazare me Serbinë për trojet e Kosovës.

Selimi ka thënë në televizionin T7, se Thaçi nuk po i mbron interesat e Kosovës.

Sipas Selimit, Thaçi “po avancon agjenda të dizajnuara, të projektuara krejt diku tjetër, që s’janë në interes të Kosovës”.

LEXO EDHE: Haradinaj: Pa i kryer punët e shtëpisë, s’ka marrëveshje Kosovë-Serbi

“Sikur ajo që po e preklamon, me retorikën e tij, si kamuflazh, për korrigjim kufijsh”, ka shtuar Selimi.

“S’kemi të bëjmë me korrigjim kufijsh”, ka thënë ai, duke vlerësuar se Thaçi po bën “pazare me troje”.

Krejt këto lëvizje të fundit, Selimi ka thënë se Thaçi po i bën duke synuar të fitojë një çmim Nobel për Paqe, e “ndoshta edhe liri personale”