Berisha: Blakaj është dezertor, po na tregon përralla prej Amerikës

Aktuale September 17, 2018 - 21:06
Lexo detajet

Sonte, në televizionin T7, po diskutohet për listat e fryra të veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për rastin “Blakaj”.

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aktualisht deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha.

Berisha e ka quajtur dezertor ish-prokurorin Elez Blakaj, pasi sipas tij e la punën në gjysmë dhe iku drejt SHBA’së.

“E ka lënë lëndën në gjysmë edhe ka ikë. Ai ka përgjegjësi për këto etiketime që ju janë bërë ushtarëve”, tha Berisha.

“Është dezertor që ka ikë prej detyrës”, shpjegoi ai, duke thënë se babai i Blakajt kishte aplikuar për statusin e veteranit, por që kërkesa i ishte refuzuar.

LEXO EDHE: Ushtari 16 vjeçar i UCK-së: E kapa pushkën si fëmijë e ju me quani mashtrues!

“Askush nuk ka dëshmu se ai ishte ushtar i UÇK’së’, tha Berisha.

Sipas tij, me publikimin e emrave të veteranëve të rrejshëm ndihen të dëshpëruar të gjithë ish-luftëtarët.

“Ndihen të zhgënjyer, i ka prek në moral dhe integritet’, shtoi ai.

Blakaj dha dorëheqje pasi tha ishte kërcënuar lidhur me hetimet e tij që po i bënte në disa raste të terrorizmit si dhe dyshimet për manipulime me lista të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.