Ushtari 16 vjeçar i UÇK-së: E kapa pushkën si fëmijë e ju me quani mashtrues!

Aktuale September 17, 2018 - 20:58
Lexo detajet

Ushtari i UCK-së, Enver Smajli gjatë kohës së luftës për lirinë e Kosovës ka qenë vetëm 16-vjeçar, ndërsa tani emri i tij figuron në listën e veteranëve mashtrues të publikuar nga prokurori Elez Blakaj, shkruan “Zëri.Info”.

Enver Smajli për “Zërin”, ka thënë se vetëm 16 vjeç ka qenë në luftë si ushtar i rregullt, ku ka luftuar kundër armikut deri ditën e fundit.

“Unë jam Enver Smajli kam qenë ushtar i rregullt deri në ditën e fundit të gjithë e dinë. Por emrin tim e kam gjetur në listën e veteranëve mashtrues. Vetëm 16-vjeç kam qenë kur kam qenë në shtab në Jabllanicë të Gjakovës”, ka thënë për “Zërin”, ushtari i UCK-së i cili edhe ka dërguar pamje nga lufta në Kosovë. /ZERI

Image

Image