Mustafa: Nuk e sanksionojmë fjalorin e Hazirit ndaj Osmanit

Aktuale September 17, 2018 - 19:56
Lexo detajet

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie pas një kohë të gjatë ka dal përballë mediave dhe ka folur haptazi për problemet aktuale në Kosovë, raporton “Zëri.info”.

Mustafa ka komentuar edhe deklaratat e Lutfi Hazirit dhe Vjosa Osmanit ndaj njëri tjetrit. Ai ka thënë se as këto por as deklaratat tjera kjo parti nuk i sanksion.

LEXO EDHE: Mustafa: Fillimisht le të na njoh Serbia me këta kufij, më pas flasim për korrigjim

“Debatet relacionet që janë jashtë organeve tona politike. Ne kemi relacione të llojllojshme ku mund të hyjë edhe ky mes Lutfi Hazirit dhe Vjosës. Ato komunikime tek ne nuk sanksionohen pasi që tek ne si parti nuk i sanksionojme deklaratat e njerëzve”, ka thënë Mustafa. /ZËRI