Apostolova: Kosova duhet të vazhdoj punën që të marr liberalizimin e vizave

Aktuale September 17, 2018 - 16:42
Lexo detajet

Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, gjatë ditës së sotme theksoi se dallimet partiake nuk duhet të ndikojnë në punën e Kuvendit të Kosovës  raporton "Zeri.info".

Apostollova po ashtu tha se çështja e liberalizimit te vizave i ka kaluar shteteve anëtare të BE-së, mirëpo sipas saj Kosova duhet të vazhdoj punën e vet në përmisimin e fushës së sundimit të ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar.

LEXO EDHE: Veseli: MSA-ja është hapi kryesor drejt BE-së, nuk kemi kohë për të humbur

"Po i kthehemi tani çështjes se vizave. Vendimi për këtë proces tani është tek shtetet anëtare të BE-së. Në këtë kohë Parlamenti i Kosovës duhet të tregoj gatishmëri në përmbushjen e detyrave në fushën e sundimit të ligjit dhe krimit të organizuar", tha Apostolova duke mos përjashtuar edhe nevojën për të përmbushur në tërësi Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit si dhe Agjendës se Reformave Evropiane (ERA).

Apostolova në mbledhjen e pestë të Komisionit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit BE-Kosovë që po mbahen në Kuvendin e Kosovës në bashkëpunim me delegacionin nga Parlamenti Evropian tha se nuk ka ndonjë datë të caktuar se kur Kosova do të marr liberalizimin e vizave, por që sipas saj institucionet e Kosovës duhet të punojnë në vazhdimësi./Zëri