Publikimi i emrave të veteranëve të rrejshëm, shkelje e të drejtave të njeriut

Aktuale September 17, 2018 - 15:51
Lexo detajet

Komisioni parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Zhdukur dhe Peticione në Kuvendin e Kosovës ka reaguar pas publikimit të listave me emrat e veteranëve të rrejshëm, me që c`rast e kanë konsideruar shkelje të të drejtave të njeriut, publikimin e këtyre emrave, shkruan  “Zëri.info”.

Ky komision publikimin e këtyre emrave e ka cilësuar edhe si shkelje të privatësisë duke kërkuar kështu ndërmarrjen e masave ndaj personave që i kanë publikuar këto lista.

LEXO EDHE: Veteranët që përfituan kundërligjshëm pensione në Zonën e Llapit, sipas prokurorisë

Ky është reagimi i plotë i Komisionit:

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Zhdukur dhe Peticione, në mbledhjen e mbajtur sot, nëpërmjet një komunikate ka reaguar lidhur me publikimin e listave të veteranëve të dyshuar si veteranë mashtrues.

Në këtë komunikatë, nënshkruar nga kryetarja e Komisionit, Duda Balje thuhet:

"Me rastin e publikimit të listave të veteranëve të dyshuar si veteranë mashtrues, janë shkelur të drejtat e njeriut, të drejtat e privatësisë,  si dhe është cenuar prezumimi i pafajësisë duke u bërë gjykim publik përmes mediave ndaj veteranëve. Andaj, duke e  parë se procesi është akoma në fillim të shqyrtimit nga organet e drejtësisë, reagojmë me shqetësim të thellë para opinionit publik.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Zhdukur dhe Peticione, bazuar në fushëveprimin e vet, kërkon nga institucionet kompetente shtetërore që të gjejnë personat përgjegjës të publikimit të këtyre listave dhe ndaj tyre të merren masa në përputhje me legjislacionin në fuqi". /ZËRI