Përurohet klinika e rinovuar e Emergjencës në QKUK

Aktuale September 17, 2018 - 13:04
Lexoni më shumë detaje

Është përuruar  Klinika e rinovuar e Emergjencës në QKUK, raporton “Zeri.info”.

Në këtë përurim kanë marrë  pjesë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, raporton Zëri.info.

Ministri i Shëndetsisi Uran Ismaili tha se me këtë renovim është bërë një siguri më e madhe për pacientët.

“Rreth 150 mijë qytetarë kërkojnë ndihmë në këtë repart dhe me renovimin është përmirësuar shërbimi ndaj tyre, por edhe për personelin që kanë pas kishte mjaftë të vështira", tha ai.

E kryeparlamentari  Kadri Veseli tha se kjo vizitë ka një mesazh, sepse punonjësit shëndetësor deri më tash kanë pasur kushte të rënda.

“Shëndetësia është e shtrenjtë, por shteti jonë është i vendosur që qytetarët tanë të trajtohen në Kosovë dhe mos të dalin në rajon sepse kemi kuadro dhe duhet ti përkrahim personelin shëndetësor. Ne do ti rrisim pagat për mjekët dhe deri në vitin e ardhshëm nuk do të ketë asnjë pacient nevojë që të blejë barna. Këto ambiente do të përmirësohen dhe në mënyrë të dinjitetshme të jemi të barabartë", tha ai, raporton “Zeri.info”.

Ndërkaq kryeministri Ramush Haradinaj tha së kjo është një e arritur e shëndetësisë.

“Është duke u rregullua shëndetësia në  Kosovë. Ne i kemi mjekët më të mirë në rajon dhe atyre duhet t’ju ofrohen kushte më të mira", tha ai, raporton “Zeri.info”.

Image

Image