Nuk dolën në protestë kundër Vuçiqit, por sot shkuan kokëulur në Likoc

Aktuale September 16, 2018 - 21:31
Lexoni më shumë detaje

Nje javë me parë të dielen e kaluar Shoqatat e dalura nga lufta së bashku me familjet e të zhdukurve, me veteranë të vertetë të UÇK-së dhe qytetarë të shumtë së bashku me kryetarin Bekim Jashari, nënkryetarin Nuredin Lushtaku dhe deputetin Bekim Haxhiu protestuan kundër vizitës se Vuqiqit në Drenicë, me kerkesë të qartë Vuqiqi nuk kalon pa kërkuar falje për  krimet që ka bërë Serbia në Kosovë.

Rrugët e Drenicës ishin bllokuar të dilen e kaluar që nga ora 6:00 e mengjesit ku veteranë e qytetarë të shumët  nuk lejuan hyrjen e Vuqiqit në Drenicë për çla  me pas edhe Qeveria e Kosovës u detyrua të ia tërheq  atij lejen e vizitës në Drenicë.

Deri sa një  javë  më parë  po mbrohej nderi dhe dinjiteti i Drenicës dhe Kosovës dhe po kërkohej  kërkim falja nga ata që shkaktuan masakra, vuajte dhe dhimbje në Kosovë, Sami Lushtaku nuk u pa askund. 

Sot, Sami Lushtaku së bashku me PDK e Skenderajt shkuan në Likoc për  gjoja shënimin e 20-vjetorit të Shtabit të Likovcit, ndërsa kishin qëndruar  indiferent ndaj vizitës  së Vuqiqit  , edhe pse rrugët e Drenicës ishin bllokuar  ata nuk u panë  askund dhe as prononcine nuk dhanë.

Sami Lushtaku sot improvizioi 20 vjetorin e Shtabit të Likovit duke ftuar edhe  Kadri Veselin e bashkpartiak të tij, edhe pse Shtabi i Likovci kishte filluar të funksionoj në praneverën e vitit 1998 e jo në vjeshtën  e vitit 1998..

Një javë  pasi që Vuqiq nuk u lejua të hyjë në Drenicë nga Sami Lushtaku dhe PDK e Skenderajt u improvizua një tubim në Likoc sa për  tu parë ata që nuk u panë në protestën  kundërshtuese ndaj Vuqiqit, ata që qëndrian  indiferent ndaj vizitës së Vuqiqit shkuan sot në Likoc për të parë idealet që tradhëtuan.

Për  shkak se Hashim Thaçi kishte lejuar hyrjen e Vuçiqi ne Kosovë e Drenicë gjë që u kundershtua nga qytetare me anë të protestave .

Sami Lishtaki me disa ithetarë  të tij sot improvizuan një tubim ne Likoc duke manipuluar edhe  me datë të themelimit të Shtabit të Likovcit.

Ata që sot u panë në Likoc , një javë më parë  nuk u panë askund, a do të thotë  se ata ishin pro vizitës së Vuqiqit në Drenicë edhe pse Shtabi i Likocit ishte themeluar pë  të kundershtuar regjimin e egër të Serbisë ku Vuqiqi ishte ministër informacioni. /gazetatarget.com/